Shaqiri, takimi i parë me Guardiolën


Në një intervistë për televizionin e klubit të Bayern Munichut, shqiptari nga Zvicra Xherdan Shaqiri flet për fillimin e stërvitjeve, pas pushimeve të kaluara në det me familjen dhe në veçanti për përvojat e tij të para me trajnerin e ri të bavarezëve, Pep Guardiola.
Ai thotë se në javën e parë të pushimeve është përpjekur të harrojë futbollin. Por, në javën e dytë ai ka filluar me ushtrime të lehta.
Shaqiri shprehet shumë i kënaqur me takimet e para që ka pasur me Guardiolën.
“Përshtypja e parë shumë e mirë, ai flet me lojtarët dëshiron të hyjë në boten e lojtarëve dhe ai ka aftësinë që futbollistëve të tij t`ua mësojë të që di vetë”, tha ndër të tjera Shaqiri./