Ronaldo lanson raketën e parë (Video)

fotoSuperylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në ndeshjen miqësore që po e zhvillon Real Madridi kundër Bournemouth.
Pak orë më parë e postuam një rishikim ku paralajmëruam se Ronaldo këtë vit është duke u përgatitur shumë për të eksploduar këtë sezon, duke synuar kështu që t’i shënojë 70 gola. Dhe, me këtë supergol ai si duket vetëm se e konfirmoi paralajmërimin tonë.
Në ndeshjen miqësore që është duke u zhvilluar kundër Bournemouth, portugezi ka shënuar një gol spektakolar nga përafërsisht 32 metra prej gjuajtjes.