Ronaldo i jep nënshkrime Thaçit dhe djalit të tij (Foto)


Superylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, duket se ka gjetur kohë për të nënshkruar autograme për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe të birin e tij, Endritin.
Gëzimin e madh për këtë e ka shprehur vet djali i kryeministrit, i cili i njohur për aktivitetin e tij në Twitter, ka publikuar një fotografi ku shihen nënshkrimi i Ronaldos për Endritin dhe babain e tij.
“Vet dora e tij”, kështu e ka komentuar Endriti fotografinë e postuar duke aluduar se ishte vet Ronaldo ai që ka nënshkruar autogramet për njeriun e parë të vendit tonë dhe djalin e tij.
Ende nuk dihet se ku i ka nënshkruar Ronaldo këto autograme dhe nëse Endriti ka qenë në ndonjë prej seancave stërvitore të Cristianos.