Ronaldo 3-2 Zidane (Video)

timthumb (1)
Ndeshja bamirëse e dy njëmbëdhjetëshave të legjendave të futbollit, Ronaldo dhe Zinedine Zidane, është fituar nga ekipi i ish-sulmuesit brazilian me rezultat 3-2.
Takimi i zhvilluar në Arena Gremio kishte për qëllim grumbullimin e parave për të ndihmuar të varfrit, ndërsa krahas dy të mëdhenjve të futbollit, pati emra, si Neymar, Paulinho, Emerson, Lucas Moura, Dida, Roberto Carlos, Karembeu, Sorin, Bebeto e shumë të tjerë.
Në minutën e 37-të, ekipi i Ronaldos kaloi në epërsi me anë të Bebetos, ndërsa asistues ishte Neymar. Falcao (jo Radamel) e barazoi rezultatin për skuadrën e Zizu (61’).
Me një supergol të shënuar me vole me të majtën (66’), Zidane tregoi se akoma nuk i ka humbur reflekset.
Pas një aksioni klasik, Caca Ferrari e solli sërish në nivel ndeshjen (80’), kurse golin e fitores, që ishte po ashtu i bukur, e shënoi Leandro Damiao