‘Ikën Berisha’, Klosi mban premtimin, rruan mjekrën.


Blendi Klosi, tre vjet më parë në grevën e urisë së Partisë Socialiste që kontestonte zgjedhjet e vitit 2009 bëri një premtim se nuk do ta hiqte mjekrën deri sa Sali Berisha largohej nga pushteti. Deputeti i parlamentit të ri për Durrësin e mbajti premtimin.
Në mënyrë simbolike ai është ndalur në një berberane në Shijak ku e ka hequr mjekrën.
“Blendi Klosi e fitoi sfidën! Mbas plot 1000 ditësh dje në Shijak, vendosa të heq mjekrën, një simbol të ‘Grevës Madhështore të Urisë’. E mbajta plot tre vjet për t’u kujtuar se kishim një mision për të përmbushur sa herë çohesha në mëngjes dhe flija në darkë. Nuk e harrojmë kurrë grevën, por sot falënderoj pafundësisht këdo që kontribuoi së bashku me Partinë Socialiste në këto 8 vjet opozitë. Ju faleminderit Miq”, – shkruan Klosi poshtë fotos së postuar prej tij.