Një familje norvegjeze, e përbërë ngapesë anëtarë, deklaroi se ka përqafuar islamin dhe kjo, pasi ishin prekur nga dëgjimi i Kuranit nga një xhami pranë rezidencës bregdetare në jug të Turqisë.
Kryetari i familjes, Frode Sivertsen, tregon se ai bashkë me familjen erdhën në Turqi për të kaluar disa ditë pushimesh. Ai preferoi të vijë në Mermeriz, i cili është një vend magjik në zonën Mogla. Gjatë qëndrimit, ai dhe familja e tij kanë dëgjuar zërin magjik dhe të përhumbur të Kuranit, teksa këndohej nga myezini i xhamisë aty pranë.
31 vjeçari norvegjez, tregon se ai dhe familja u prekën shumë nga ky zë dhe pasi vajtën në xhami, u takuan me imamin, i cili u shpjegoi parimet e Islamit. “Pas këtij momenti, ne shfaqëm dëshirën të përqafojmë islamin dhe ashtu ndodhi” shprehet ai.
Nga ana e tij, zv myftiu i qytetit, Husejn Kuçuk, u shpreh se familja norvegjeze u paraqit në myftinj për të deklaruar konvertimin në islam, pasi u kishte bërë përshtypje dhe ishin prekur nga leximi i Kuranit fisnik në xhaminë kryesore.
Kryetari i familjes zgjodhi dhe një emër tjetër, atë Ali për vete, e shoqja emrin Aishe, kurse fëmijët njëri Ajhan, tjetri Esma dhe i fundit Elif.